Skip to content

Amerika ‘komandon’ Dumanin?/ Avokati plas “BOMBËN”, ja çfarë iu kërkua Altin Dumanit në vizitën e tij në SHBA

vR4RNj0x hq720

Iftuar në emisionin “Breaking” në Top News për të folur në lidhje me takimin e kreut të SPAK Altin Dumanit në SHBA ishin avokati Kujtim Cakrani dhe Sidi Hasanaj. Avokati Cakrani informoi se Dumani u ftua në Amerikë për tre arsye të ndryshme nga ajo që u tregua që ka të bëjë me detyra të caktuara nga SHBA.

“Unë nuk kam informacion të drejtpërdrejtë, por kemi njerëzit tanë që punojnë në Departamentin e Shtetit. Sipas tyre, zoti Dumanit është thirrur në SHBA për tre çështje kryesore.

  • E para, për të vijuar hetimet lidhur me çështjen që ka të bëjë me dosjen ‘McGonigal’ besoj se keni dëgjuar që presidenti Trump ka aktivizuar ligjin antimafia, të njohur si RICO Act.
  • E dyta, për të hetuar fondacionin ‘Shoqëri e Hapur’ të financuar nga George Soros.
  • Dhe e treta, për të propozuar në krye të BKH zotin Gledis Nano. të tjerat janë spekulime për klikime.

Vetëm dje pamë një lëvizje nga drejtësia amerikane, ku u publikua njëra nga këto çështje. Për këto arsye është thirrur zoti Dumani. Nuk e di nëse ai do të ketë guximin për të ndërmarrë një hetim të thelluar, por është fakt që SHBA është e interesuar të dijë se ku kanë përfunduar 400 milionë euro të taksapaguesve amerikanë, të cilat janë kanalizuar përmes USAID-it. Kjo është arsyeja kryesore pse zoti Dumani është ftuar në SHBA.” , tha Cakrani.

Pas informacionit të dhënë nga avokati i ftuari tjetër Sidi Hasanaj replikoi duke e përshkruar çështjen në kontekst politik gjë e cila mori sërish kundërshtimin e avokatit pasi ai tha se Dumani nuk është pjesë politike në SHBA dhe se SHBA është e interesuar për çështjet e veta dhe jo nëse vidhet Shqipëria.

Sidi Hasanaj: Nuk mendoj njësoj me avokatin mendoj se takimi kishte një simbolik dhe simbolika ishte shumë e madhe dhe lidhet me zgjedhjet ku nga dita e tyre deri tani Amerika nuk ka bërë asnjë përshëndetje po flasim për politikën shqiptare as për fituesin Edi Ramën as për opozitën.

Gjithashtu disa ditë më parë u pritën edhe përfaqësues nga Kosova dhe nuk ishte e njëjta gjë si me Shqipërinë dyert e Shqipërisë janë mbyllur. Disa ditë më parë Trump bëri konferencë ku u pasqyruan sesi fondet ishin audituar mbi 4 milionë dollarë, shpërdorime, ishin ndërprerë dhe kursyer dhe Trump i ndërpreu. Kështu kjo gjë kaloi me suskes se u ndërprenë dhe më pas u dha dritë jeshile. Dhe gjithashtu thuhet se fondet amerikane kanë shkuar në shqipëri për reformën në drejtësi dhe ka dhënë suksses dhe tek politikanët e korruptuar ku përmendet Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Kujtim Cakrani: Ti the të njëjtë gjë si unë por politike dhe unë nuk e shoh politike se atëherë merr fund reforma edhe pse ka marrë fund bashkë me SPAK puna është që SHBA nuk i bëhet vonë nëse vidhet ktu apo jo atyre ju intereson ku janë paratë e tyre. Unë e shoh të dështuar Dumanin për tre vitet e tij.