Skip to content

“Rritja e pensioneve: Shifër simbolike apo ndihmë realiste për pensionistët?”Qeverria ngre 1,350 lek pensionet

Stuhi ne Berat 7

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) ka miratuar tavanet buxhetore për periudhën afatmesme 2026–2028. Sipas këtij vendimi, tavani buxhetor për vitin 2026 do të arrijë në 204 miliardë lekë, duke shënuar një shtesë prej 11.7 miliardë lekësh krahasuar me vitin 2025.

Nëse kjo shtesë shpërndahet proporcionalisht për të gjithë përfituesit, secili pensionist do të marrë mesatarisht rreth 16,220 lekë më shumë në vit, që përkthehet në një shtesë prej rreth 1,350 lekësh në muaj.

Sipas statistikave të fundit të ISSH-së, në fund të vitit 2024 numri i pensionistëve ishte 721,398. Nga këta, 607,567 përfitonin pension pleqërie, 65,926 pension invaliditeti dhe 47,905 pension familjar.

Rritja mesatare vjetore për çdo pensionist është llogaritur si vijon: 11.7 miliardë lekë ÷ 721,398 pensionistë ≈ 16,220 lekë/vit (ose rreth 1,350 lekë/muaj).

Kjo shtesë mujore është më pak se çmimi i një shporte minimale ushqimore, duke i lënë pensionistët të përballen sërish me realitetin e vështirë të inflacionit dhe kostos së jetesës. Pensionistët kanë shprehur prej kohësh shqetësimin se pensionet nuk u mjaftojnë as për ilaçet bazë, ndërsa kjo rritje e dukshme është për shumë prej tyre thjesht simbolike.

Ky ndryshim buxhetor nuk i përgjigjet nevojave reale të pensionistëve. Rritja e pensioneve duket më shumë si një shifër në letër sesa një përfitim konkret. Në kushtet aktuale të tregut, 1,350 lekë në muaj nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar as rritjen e çmimeve ushqimore për një javë.