Skip to content

Ekstradohet nga Republika Domenikane 41 vjeçari shqiptar

Është ekstraduarnga Punta Cana e Republikës Domenikane në vendin tonë, shtetasi shqiptar S. P., alias V. P., 41 vjeç.

Siç njofton Policia, 41 vjeçari ishte i shpallur në kërkim nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila kishte caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale: Trafikim i narkotikëve, Veprime kriminale nga organizata e strukturuar kriminale dhe Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit intensiv të Interpol Tiranës me Interpol Santo Domingo dhe informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale.

Shtetasi S. P. u arrestua në Punta Cana dhe, pas përfundimit të procedurave, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në Shqipëri.