Skip to content

Mbante me forcë të miturën në banesë/ Durrës, pranga 33 vjeçarit, dyshohet se kishte lidhje intime. Çfarë iu gjet në banesë

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 33 vjeçar pasi sipas informacioneve ky shtetas mbante me forcë një të mitur në banesë.

Sipas burimeve policore, 33 vjeçari I identifikuar si Enea Zeqiri nuk lejonte të largohej nga banesa një 15 vjeçare me të cilën dyshohet se kishte lidhje intime.

Gjatë kontrollit në banesë, policia e qytetit bregdetar i gjetën  dhe i sekuestruan një armë zjarri pistoletë “Zastava” me silenciator dhe municion luftarak.

Ndaj 33 vjeçarit Zeqiri rëndojnë akuzat e “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.