Skip to content

(EMRAT) Aksion në Shkodër, arrestohen 14 persona/ Asgjësohen mbi 12 mijë bimë kanabis, shpallen në kërkim 10 persona

Në vijim të kontrolleve intensive  dhe  veprimeve hetimore dhe operacionale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe,  arrestuan në flagrancë shtetasit Elez  Çulaj, 77 vjeç; Muho  Culaj, 72 vjeç; Fatmir  Senaj, 57 vjeç; Drita Senaj, 53 vjeçe; Rezarta  Jacaj, 36 vjeçe; Kujtim Laçaj, 60 vjeç; Elfajed  Halaj, 26 vjeç; Agron  Laçaj, 50 vjeç, Adrian  Çekaj, 22 vjeç; Gjelin Çekaj, 48 vjeç; Miranda  Çekaj, 25 vjeçe, Pjetër Çekaj 66 vjeç; Çun Halaj 70 vjec dhe një 17- vjeçar.

U shpallën në kërkim shtetasit A. Ç., 54 vjeç; G. U(C)., 38 vjeç; D. Ç., 33 vjeç; Sh. Ç., 49 vjeç; Gj. Ç., 50 vjeç; E. H., 33 vjeç; M. H., 37 vjeç; E. H., 40 vjeç; M. H., 46 vjeç; A. H., 35 vjeç.

Si dhe u  proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetaset L. N., 53 vjeçe dhe N. N., 25 vjeçe.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 12 597 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa, në fshatrat Alijaj dhe Jeran, pranë banesave të tyre. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa gjatë kontrolleve në banesa u gjetën edhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike në faza të ndryshme përpunimi.

Nga kontrollet në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara kanabis dhe  4685 kilogramë lëndë narkotike, në formë boceje  dhe një sasi në proces tharjeje.

Vijon puna intensive përkapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.