Kryeministri Rama ka ndarë pamjet nga kantieri i ndërtimit të Muzeut të Lundrimit. Në qytetin e Shkodrës, ky investim sipas Ramës do të ndërthuret me hyrjen e qytetit duke krijuar një kompleks unik.
Shkodra tërheq çdo vit mijëra vizitorë duke qenë një pikë strategjike për Veriperëndimin, ku investimet e fundit kanë përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën.
” Muzeu i Lundrimit, në hyrje të Shkodrës, ka nisur të marrë formë
Një investim i ndërthurur me hyrjen e qytetit, duke krijuar një kompleks unik për Shkodrën.” , shkruan Rama.
