Skip to content

Vetmia po vret të moshuarit/ Shqetësim në rritje, ekspertët: Ndërgjegjësim dhe mbështetje institucionale

Ky 80 vjeçar është me fat që jeton me fëmijët pasi rreth 13% e të moshuarve në Shqipëri sipas një studimi të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar   (UNDP)  nuk kanë askënd që të kujdeset për to.

Brenda pak ditësh në Korçë dy të moshuar  të   vetmuar u gjetën pa jetë në banesë duke nxjerrë në pah nevojën e ndihmës për ata që  nuk kanë njeri.

Arsyeja  kryesore që të moshuarit  pa  mbështetje   jepnin në  studim ishte mungesa e familjarëve  ndjekur nga  kufizimet financiare  që  ua  bënin të pamundur  përballimin e kujdesit  nga persona të tjerë.

Sipas  specialistëve  realiteti nxjerr në pah ndërgjegjësimin e shoqërisë,  zgjerimin e shërbimeve  në shtëpi dhe  përfshirjen sociale të të moshuarve.

Gati 20% e popullsisë në vend   është mbi 65 vjeç dhe familja është  gurthemeli i kujdesit afatgjatë për të moshuarit në Shqipëri.  Kujdestarët jo familjarë sipas studimit  përbëjnë vetëm 5% të rasteve.