Popullata që përfshihet në programin e depistimit, është popullata e moshës 40-50. 1975-1985. Pas marrjes së këtij testi, gruaja merr info instrumentazh si me foto, por edhe nëpërmjer ndihmës së personelit shëndetësor mjekësor.
Për të nxitur gratë që të kryejn analizat, mjekja e Institutit të Shëndetit Publik, Kozeta Filipi, thotë se ato mund ta marrin edhe vetë kampionin dhe ta dërgojnë pranë Qendrave Shëndetësore, për ta analizuar. Por, për tu siguruar në marrjen e mostrës së duhur, gratë mund të paraqiten edhe pranë bluzave të bardha.
“Testi është me vetëmarrje, që ta marr në kushte sa më private. Apo ambiente private, testi nënkupton…. Nësë gruaja nuk është e aftë kryhet nga mjeku gjinekolog.”
Në një vit mesatarisht kryhen mbi 10 mijë testime, dhe pozitiv mund të rezultojn 7% prej tyre, të cilat i nënshtrohen ekzaminimeve të tjera mjekësore për të përcaktuar diagnozën e saktë. Statistikat tregojnë se numri më i lartë i depistimeve është në zonën rurale, pavarësisht se ato urbane renditen me numrin më të lartë të problematikave.
“Kryhen mbi 10 mijë testime në vit, dhe rezultojn pozitiv 7% prej tyre. Nuk do të thotë që këto gra të rezultojn pozitive, pas u nënshtrohen ekzaminimeve të tjera mjekësore. Ku 4% prej tyre rezultojn me probleme citologjike”.
Për depistim sa më të hershëm, mjekët kanë edhe një mesazh.
“Ftoj të gjitha gratë që të paraqiten, për ta zbuluar sa më herët kancerin e qafës së mitrës.”



