Anije të Rojës Bregdetare dhe një helikopter po veprojnë në vendngjarje.
Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar për katër të huaj në zonën detare të Gjirit të Malit Athos, pasi anija në të cilën ata ndodheshin u fundos.
Nën koordinimin e Qendrës së Koordinimit të Unifikuar për Kërkim dhe Shpëtim (EKSED), dy anije patrullimi të Rojës Bregdetare dhe një helikopter Super Puma i Forcave Ajrore Italiane po operojnë në vendngjarje për t’i gjetur dhe shpëtuar ata.
Kushtet e motit në zonë janë të mira, me erëra veriperëndimore që fryjnë me magnitudë 4 Beaufort.
Shkaku i fundosjes së anijes mbetet i paqartë për momentin ,dhe po punohet për zbardhjen e aksidentit.
