Skip to content

Izraeli rrafshon një nga ndërtesat më të larta në Qytetin e Gazës

“Brenda ndërtesës, Hamasi kishte ngritur infrastrukturë për të përgatitur dhe nisur sulme kundër ushtarëve izraelitë në zonë,” tha ushtria në një deklaratë, një formë e njohur kjo gënjeshtrash për të justifikuar krime të ndryshme.

Para sulmit, “u morën masa paraprake për të kufizuar viktimat civile, duke përfshirë paralajmërime paraprake për popullsinë, përdorimin e municioneve të drejtuara me precizion, mbikëqyrjen ajrore dhe informacionin e inteligjencës”, shtoi deklarata.

Ndërtesa 12-katëshe – e quajtur “Kulla Mustacha” – që Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) goditën është një nga më të lartat në Qytetin e Gazës. /tesheshi.com/