Skip to content

Republika e Maqedonisë së Veriut, feston sot 34-vjetorin e pavarësisë


Republika e Maqedonisë së Veriut sot shënon 34 vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, i cili e shpalli atë shtet të pavarur dhe sovran.

Pas votimit të deklaratës për sovranitet të shtetit, Kiro Gligorov u zgjodh presidenti i parë i Republikës së pavarur të Maqedonisë. Në aspektin monetar shteti u pavarësua me vendosjen e denarit më 26 prill të vitit 1992, ndërsa më pas formoi armatën, të cilën e shënon më 18 gusht.

 

Shtetësinë e Maqedonisë e para e njohu Republika e Bullgarisë, pas çfarë pasuan njohjet nga Turqia, Sllovenia, Kroacia, Rusia dhe  Bosnjë e Hercegovina.

 

Subjektiviteti juridiko-ndërkombëtar i shtetit përfundimisht u konfirmua më 8 prill të vitit 1993, kur me aklamacion në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB), Maqedonia u pranua si anëtarja e 181-të e plotfuqishme e organizatës botërore.