Skip to content

VIDEO/ Atentati në Shkodër, autori shkoi me motoçikletë në lokal, më pas u largua me një makinë

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Shkodër në orët e para të mëngjesit të së hënës, ku mbetën viktimë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Autori i dyshuar, Ragip Gila shkoi në lokalin ku kreu atentatin, me një motoçikletë, teksa pasi ka shtënë me armë, u largua me një automjet tip “BMW”.

Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi Armando Pali, ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi Liridon Kraja 31 vjeç.

Ndërkaq, u plagosën shtetasi Erogen Vaso 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe kamarierja Meri Kaceri 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.