Gazetari i ABC News Ervin Leka zbuloi detaje të reja nga dinamika e atentatit me dy viktima që tronditi qytetin e Shkodrës ditën e sotme. Leka tha se autori Rakip Gila, baba i një fëmije të mitur, dyshohet se është vrasës me pagesë dhe pasi ngjarjes është larguar nga dera e pasme e lokalit duke qenë një njohës mjaft i mirë i zonës.
Më tej, Leka u shpreh se shënjestra e atentatit, Eugen Vaso ose Bajroviç, është lakuar që në vitin 2007 për gjobvënie, ndërsa vitet e fundit rezulton i skeduluar nga autoritetet malazeze.
“Autori Ragip Gila, 28 vjeç baba i një fëmije, pasi ka kryer vrasjen, ka dalë nga një derë e pasme dhe e njihte zonën sepse ka qenë qytetar i Shkodrës. Fillimisht është larguar me motor dhe dyshohet se mund të kishte defekt dhe nën kërcënimin e armës ka marrë një automjet BMË në drejtim të lumit ku u kap. ka pasur dy armë zjarri që i ka pasur me vete.
Në pistën kryesore të policisë, dyshohet se është vrasës me pagesë, ai ka heshtur para grupit hetimor por do të jetë policia e Shkodrës për më shumë hetime. Faktet janë në lidhje me vrasjen me pagesë. Eugen Vaso është sipas SPAK, anëtar i Bajrave. Ky personazh është lakuar që në vitin 2007 për gjobëvënie siç ndodh në qytetin e Shkodrës, në 2018 ka qenë një nga katër personat e arrestuar por u la në paraburgim. Në dosjen e fundit në 2023 me goditjen e fisit Bajrat, emri i tij u lakua por nuk u ngrit akuzë.
Ishte një person që lëvizte i lirë, por mediat malazeze në shkrime në të shkuarën e bëjnë anëtar të një prej grupeve më famkeqe të Malit të Zi. Sipas dyshimeve të grupeve malazeze, lidhjet i kishte në Malin e Zi. Ishte i skeduar dhe nga autoritetet malazeze.”
