Skip to content

Aksident në Gjirokastër/ Makina përplaset me motorin, vetëm dëme materiale

Një aksident ka ndodhur në Gjirokastër mëngjesin e së martës, ku një makinë është përplasur me një motor.

Nga përplasja, fatmirësisht nuk janë shënuar viktima, por vetëm dëme materiale. Shkak i aksidentit, paraprakisht mendohet të jetë nje parakalim i gabuar i mjetit tip “Mercedes”.

Drejtuesi i motorit është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës ku po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjtetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.