
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, automjeti që ai drejtonte pa leje drejtimi është përplasur me një automjet tjetër. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ish-SMT”, automjeti me drejtues shtetasin K. F., 63 vjeç, banues në Dropull, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në fshatin Lazarat.
Si pasojë është dëmtuar 43-vjeçari, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe është jashtë rrezikut për jetën.Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
