Dy të rinj, një 28-vjeçar dhe një 25-vjeçar janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi posedonin dy mina me telekomandë, të cilat do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale.
25-vjeçari i shpallur në kërkim që prej muajit janar, i posedonte këto mina të programuara së bashku me vëllain e tij (i arrestuar), kurse 28-vjeçari e kishte ndihmuar për t’i fshehur.
Policia sekuestroi 1 automjet dhe 3 celularë.
