Skip to content

‘Ndryshimi i projektit të arkitektit, vepër penale’, Rama: Ndërtime jashtë afatit dhe shitjet dy herë, objekti do konfiskohet

Pak javë pas aksioneve masive në të gjithë vendin kundër ndërtimeve pa leje dhe zjarreve shkatërrues të verës, Rama dhe ministrat përkatës prezantuan planin e masave ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit.

“Nuk mund të vazhdojmë të shohim sesi disa ndërtues mashtrojnë qytetarët të cilëve përsa kohë kanë bërë kontratë dhe kanë paguar duke parë piktura ne nuk kemi çfarë të bëjmë, por kjo nuk është zgjidhja sepse qytetarët kanë paguar dhe rrijnë jashtë sepse nuk i lënë as të futen brenda. Ose faktikisht nuk marrin shtëpinë më sepse arrihet në absurd që një shtëpi shitet dy herë. Masa do të jetë shumë e rëndë deri në konfiskim objekti, ta administrojë shteti. Është e rëndësishme që të bllokohet zinxhirit sepse ndërtuesit nuk operojnë në vetmi, por me arkitektë që pranojnë deformimet dhe nuk njoftojnë autoritetet. Ky mosnjoftim do të jetë vepër penale dhe pjesëmarrje në një vepër penale dhe arkitekti do humbi gjithçka.

Nëse arkitekti e pranon deformimin e projektit dhe nuk thotë stop sepse unë do e denoncojë nëse lëviz 1 m2, kjo është fatkeqësia e tij. Si mund t’i veshim objektet si zhele, si mund që fasadat të bëhen shkel e shko nga ndërtues që nuk dallojnë më shumë se katër ngjyra. Nuk do lidhen më drita dhe ujë nëse objekti nuk merr çertifikatën.

Do të operohet dhe me bizneset. Në këtë fazë ku jemi për të hyrë në BE, të ndajmë mirë se çfarë është e publikut dhe individit dhe çfarë është e brezave që vijnë. Ndryshe nuk shkojmë larg, e kemi bërë këtë vend më të jetueshëm me më shumë rregull, por për Europën e Ballkanit duhet më shumë akoma. Nuk jam dakort me ata që thonë pse i la shteti, shkelja është shkelje në çdo kohë. I bie psse polici nuk e pa kur ai vrau, atëherë nuk duhet të kapet.”