Pas helmimit të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani në burg, teksa konsumonte karkaleca, një tjetër deklaratë kontraverse ka ardhur nga gazetarja e kronikës së zezë, Anduena Llabani.

Ajo ka deklaruar se nuk është hera e parë dhe as e fundit që dikush helmohet në burg përmes karkalecave, pasi familjarët jashtë pajtojnë restorante të caktuara që përgatisin produkte deti dhe ua dërgojnë të paketuara të dënuarve.

  • Përjashto këtu zotin Meta, që pranon të hajë vetëm nga një dorë,” – deklaroi Llabani, duke nënkuptuar frikën e ish-presidentit për tentativa helmimi pas hekurave.

Gazetarja theksoi gjithashtu se produktet e detit duhet t’u serviren të burgosurve pa hala, pasi në të kundërt, në rast se ndodh ndonjë incident si mbytje, përgjegjësia bie mbi institucionin e burgut.

Llabani ndau edhe një përvojë personale nga një intervistë e zhvilluar në burg:

  • “Unë personalisht kam ngrënë një drekë me një të paraburgosur në një nga burgjet shqiptare, gjatë një interviste. Ishte drekë me peshk, madje. Ushqimi ishte i ftohtë, i pastruar. Meqë kishte ardhur vakti i drekës, ushqimi erdhi dhe, duke qenë aty, u ushqeva edhe unë me të. Kishte edhe verë. Vera ishte speciale, gold. Verë për eksport, e cilësisë më të mirë,” – përfundoi ajo.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re