
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Prizrenit, ku një burrë 71-vjeç ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga Kalaja e qytetit, një vend i frekuentuar nga banorët dhe turistët.Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për mediat se rasti është raportuar më 09 shtator 2025, rreth orës 11:11 paradite. “Pas marrjes së informacionit se një person kishte rënë nga Kalaja, njësitet policore dhe autoambulanca u drejtuan menjëherë në vendin e ngjarjes,” ka deklaruar Bytyqi.
