Skip to content

SPAK cakton ‘arrest shtëpie’ për avokatin Besart Logu, akuzohet për ‘ushtrim i ndikimit të paligjshëm’! I mori 8 mijë euro klientit


Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu, pas një operacioni të zhvilluar nga ky institucion.

Oficerët e BKH-së po kryejnë disa kontrolle në terren e gjithashtu në zyrën e tij.

Ende nuk ka të dhëna të sakta mbi natyrën e operacionit si dhe për çështjen që Besart Logu është i përfshirë, ndërsa dyshohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm me vlerë 8 mijë euro.