
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja, i akuzuar për “Tregim i sekretit shteteror nga shtetasit, kryer me tepër se njëherë”, “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Korrupsion pasiv në zgjedhje” ndaj tre të dyshuarve, teksa ka ndarë dosjen në fraksion për te identifikuar funksionarët që kanë ndihmuar ish-deputetin në dhënien e informacioneve të klasifikuara sekret.
Togat e zeza miratuan masën e arrestit në burg për ish-deputetin socialist deri në përfundim të gjykimit, duke rrëzuar kërkesën e tij.
