Fier – Aksident në vijat e bardha, plagosen dy të moshuar
Brenda pak ditësh, në qytetin e Fierit është shënuar rasti i dytë i një aksidenti në vijat e bardha. Vetëm pak minuta më parë, një çift të moshuarish është përplasur nga një automjet, teksa po kalonte në vijat e bardha.
Të dy të moshuarit u transportuan me ambulancë drejt spitalit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit për të kryer veprimet procedurale.
