Skip to content

Klevis Balliu: PD, aleati më i besueshëm në luftën kundër karteleve të drogës

Partia Demokratike deklaron se do të jetë në krah të Shteteve të Bashkuara në betejën kundër narkomafies, pas shpalljes së luftës së hapur ndaj karteleve të drogës nga Presidenti Donald Trump, siç u konfirmua sot nga zonja Nancy Van Horn në një konferencë me OSBE.

PD akuzon kryeministrin Edi Rama se ka shndërruar këto grupe kriminale në motor elektoral të pushtetit të tij, ndërsa institucionet e drejtësisë mbyllin sytë.

Statusi i Balliut:

“PD, aleati më i besueshëm në betejën kundër karteleve të drogës” Sot, zonja Nancy Van Horn, në konferencën me OSBE, deklaroi se Presidenti Trump ka shpallur luftë të hapur karteleve të drogës.

Prej vitesh PD dhe Sali Berisha i kanë denoncuar këto kartele me emër e mbiemër. Sot ato hyjnë e dalin në zyrën e kryeministrit, të shndërruara në motorin elektoral dhe garancinë e pushtetit të Edi Ramës.

Në këmbim, qeveria u pastron paratë në kulla e pallate, u jep nën kontroll portet, ndërsa policia, SPAK dhe prokuroria mbyllin sytë.

Qytetarët janë sot nën pushtetin e bandave, por SHBA u ka shpallur luftë.
PD do të jetë në krah të kësaj beteje, duke denoncuar narkomafien pa frikë dhe pa u tërhequr.