Skip to content

Arbër Mazniku shkarkohet si ministër, Ervin Demo emërohet tek Pushteti Vendor

Arbër Mazniku nuk do të jetë më ministri i Pushtetit Vendor. Ky portofol në qeverinë “Rama 4” i është besuar një tjetër kryebashkiaku që do jetë pjesë e kabinetit.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se ministri i ri do të jetë ish-kryetari i Bashkisë së Beratit, i zgjedhur më 11 maj si deputet, Ervin Demo.

Por Mazniku do të jetë në krye të Komisionit të Reformës Territoriale, e deklaruar nga kreu i qeverisë si një nga misionet për katër vitet e ardhshme.

“Një tjetër kryetar Bashkie, më e madhe kjo, aktualisht deputet i zgjedhur i PS, është Ervin Demo, që do të marrë nga Arbian Mazniku postin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Ndërsa Arbi, i cili ka hedhur një bazë të mirë si ministër i pushtetit vendor, do të ketë kryesimin e Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale 2.0.”, tha Rama.