
Kryeministri Edi Rama pritet të paraqitet sot në Presidencë për t’i dorëzuar kreut të shtetit, Bajram Begaj, emrat e ministrave dhe përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, i cili do të njihet si “Rama 4”.
Pas marrjes së propozimeve nga Kryeministri, gazetarja Fatime Baçi bën me dije se Presidenti ka në dispozicion një javë kohë për të dekretuar ministrat e rinj. Menjëherë pas kësaj procedure, Rama së bashku me kabinetin e tij do të rikthehen në Presidencë për t’u betuar, duke hapur rrugën që qeveria e re të shkojë në Kuvend për votëbesim.
Me këtë hap, nis zyrtarisht faza e re e ekzekutivit që do të drejtohet nga Edi Rama, i cili hyn në mandatin e katërt si Kryeministër i Shqipërisë.
