Skip to content

Tre vite në arrati për armëmbajtje pa leje/ Arrestohet në Kurbin 50-vjeçari

Policia ka arrestuar një 50-vjeçar banues në Gjormë në Kurbin. Që prej vitit 2022 ky shtetas ishte i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.