Skip to content

Tenton të korruptojë policinë/ Durrës, arrestohet 55 vjeçari, drejtonte mjetin i dehur

Blutë e Durrësit kanë vënë në pranga një shtetas 55 vjeçar pasi u konstatua se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit dhe kryerjen e testit të alkoolit, drejtuesi i automjetit, duke qenë në gjendje të dehur, iu ka afruar para punonjësve të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e testit.

Ndaj këtij shtetasi rëndojnë akuzat për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit ne menyre te parregullt”.