Skip to content

(EMRAT) Autorë të disa grabitjeve / Cërrik, pranga dy personave, të dënuar më parë për vjedhje

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar për vjedhje.

Në pranga u vunë shtetasi Xhuljan Sulmina 35 vjeç, banues në Cërrik, i dënuar më parë për vjedhje.

35-vjeçari dyshohet se, gjatë një periudhe rreth 2-javore, ka vjedhur produkte me vlerë rreth 100 000 lekë të rinj, në një supermarket, në qytetin e Cërrikut.

Në pranga ka përfunduar edhe Klevis Maliqi banues në Cërrik.

31-vjeçari ,dyshohet se më datë 12.09.2025, i ka vjedhur celularin shtetasit A. H., 62 vjeç.