Skip to content

Berat: Humbet turistja gjermane gjatë rrugës për në kala, niset në kërkim policia

Berat Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat i shkuan në ndihmë një turisteje nga Gjermania, e cila kishte humbur rrugën dhe nuk po orientohej dot.

Menjëherë pas njoftimit të marrë nga një turist gjerman, se bashkëshortja e tij kishte humbur gjatë vizitës në kalanë e qytetit, shërbimet e Policisë u nisën menjëherë në drejtim të kalasë për të lokalizuar dhe ndihmuar turisten.

Pas disa minutash kërkimesh, punonjësit e Policisë bënë të mundur gjetjen e turistes gjermane J. S., 84 vjeçe.

Turistët kanë falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë.