Prokurorja e përgjithshme me kohë të caktuar, Arta Marku, ka dorëzuar sot zyrtarisht kandidaturën për kryeprokurore pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).
Krahas saj, për postin e kryeprokurorit kanë kandiduar edhe prokurorë të tjerë si Olsian Çela, Lulzim Alushaj dhe Fatjona Memçaj. Afati i fundit për të aplikuar pranë KLP për këtë post është data 2 Maj.
Arta Marku u zgjodh Prokurore e Përgjithshme e përkohshme më 19 Dhjetor 2017 pas përfundimit të mandatit të Adriatik Llallës.
Përmes votimit në Parlament, Marku u caktua në detyrë me votat e mazhorancës, ndërsa opozita ishte kundër zgjedhjes së saj.
