Skip to content

Aksident në Lezhë! Makina përfundon në kanal, dy gra mbeten brenda mjetit

Në vendngjarje mbërritën menjëherë dy autoambulanca dhe zjarrfikësit

Dy gra mbetën të plagosura në Lezhë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin është aksidentuar.

Aksidenti ndodhi në aksin që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë–Shkodër, kur drejtuesja e një automjeti tip “Benz” humbi kontrollin e mjetit, duke u përplasur e duke përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Për shkak të përplasjes dhe rrotullimit, makina pësoi dëmtime të konsiderueshme, ndërsa pasagjeret mbetën të bllokuara.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë dy autoambulanca dhe zjarrfikësit, të cilat me ndërhynë menjëherë për të nxjerr jashtë makinës dy të lënduarat që u transportuan menjëherë drejt spitalit të Lezhës, ku fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton shkaqet e këtij aksidenti.