Nga 4 dhjetori, China Eastern Airlines do të prezantojë fluturimin më të gjatë direkt në botë, duke lidhur Kinën dhe Argjentinën. Pasagjerët do të kalojnë pothuajse 29 orë në aeroplan para se të arrijnë në destinacionin e tyre përfundimtar.
Fluturimi do të niset nga aeroporti i Shangait “Pudong” dhe do të përfundojë në aeroportin “Ezeiza” të Buenos Aires, me ndalesën e vetme në aeroportin e Auckland-it në Zelandën e Re. Pavarësisht pushimit prej dy orësh e gjysmë, udhëtimi konsiderohet ende direkt, sepse pasagjerët do të qëndrojnë në të njëjtin aeroplan dhe në të njëjtat vende gjatë gjithë fluturimit.
Mbajtësi aktual i rekordit është linja Singapor – New York, e cila zgjat pothuajse 19 orë dhe mbulon rreth 10,000 milje. Fluturimi i ri do ta thyejë atë rekord me një gjatësi prej 12,229 miljesh dhe një kohëzgjatje totale prej 29 orësh.
Siç raportohet nga mediat e huaja, çmimet e biletave vajtje do të variojnë midis 1,280 dhe 1,400 paund, dhe për shkak të kohëzgjatjes së madhe të udhëtimit, shumë besojnë se do të ia vlejë të investohet në një vend më të shtrenjtë, por më të rehatshëm në klasin biznes ose të parë.
Pasagjerët do të hanë disa vakte gjatë pothuajse 29 orëve në aeroplan, dhe shmangia e përdorimit të tualetit do të jetë pothuajse e pamundur.
Fluturimi i parë është planifikuar për 4 dhjetor, dhe tashmë po spekulohet se kjo sipërmarrje e pazakontë e aviacionit mund të bëhet edhe një sfidë për YouTuber-ët dhe influencuesit e famshëm, shkruan LADbible. /tesheshi.com/



