Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zhvendosur aksionin në Luginën e Valbonës, ku janë planifikuar për prishje dhjetëra ndërtime të konsideruara pa leje.

Por përtej shifrave dhe vendimeve zyrtare, në terren shpalosen histori njerëzore të dhimbshme.

Një çift i moshuarish, te cilët janë prekur nga ky aksion, u shprehën mes lotësh se e kishin ngritur banesën me shumë mund dhe djersë, vetëm për të pasur një strehë mbi kokë.

“Ne mbaruam, vallah. Jam plot me ilaçe. Nen atë çati jemi ne dhe tre fëmijë, djali e reja… E kemi vetëm për të ngrënë një copë bukë, se nuk e kemi për gjë tjetër. Ne sivjet i bëmë, sivjet u rehatuam”, shprehet e moshuara mes lotësh.

Sipas IKMT në total, janë evidentuar 22 objekte, nga të cilat një pjesë janë shembur nga fadromat, ndërsa disa të tjera po çmontohen nga vetë banorët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re