Dy drejtues mjetesh janë ndëshkuar nga Policia Rrugore pas publikimit të dy videove në rrjete sociale që tregonin shkelje të rënda të qarkullimit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën interurbane “Durrës-Kavajë.

Pas verifikimeve, të dy janë identifikuar dhe janë ndëshkuar me masa administrative.

 

Njoftim i Policisë:

Në lidhje me 2 video të postuara në rrjete sociale, në të cilat shfaqen 2 automjete që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, në rrugën interurbane “Durrës-Kavajë”, bëjmë me dije se shërbimet e Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë kryer veprimet për identifikimin e drejtuesve të automjeteve.

Nga verifikimet e kryera, u bë i mundur identifikimi i shtetasve:

E. M., banues në Fier. Në bazë të Kodit Rrugor, ky shtetas është ndëshkuar me masë administrative 40 000 lekë dhe me heqje të 15 pikëve nga leja e drejtimit, pasi ka qarkullluar me automjet, në sens të kundërt, në rrugën interurbane “Durrës-Kavajë”;

B. Sh., banues në Durrës. Në bazë të Kodit Rrugor, ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 3000 lekë, pasi ka kryer parakalim të rrezikshëm, në rrugën interurbane “Durrës-Kavajë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re