Skip to content

(VIDEO) Aksident në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Portëz” mjeti tip ”Renault” del nga rruga dhe përfundon në kanal

Stuhi ne Berat 27

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Patos , në vendin e quajtur “ Portëz” në Fier.

Një automjet tip”Renault” , pasi është përplasur me një mjet tip “ Golf” , ka dalë nga rruga , duke përfunduar në kanalin anësor të saj.

Sipas burimeve nga vendngjarja fatmirësisht drejtuesi i automjetit ka shpëtuar mrekullisht pa lëndime të rënda , ndërsa për nxjerrjen e mjetit ka shkuar për ndihmë edhe një mjet zjarrfikës.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me dëme të konsiderueshme materiale.