Një hapësirë dikur e mbuluar nga makina të braktisura, mbetje ndotëse dhe relikte të proceseve gjyqësore, është shndërruar sot në një park modern për komunitetin e Shkodrës.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e transformimit në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë projekt si një rikthim të jetës në një zonë të harruar prej dekadash.

Parku “Dua të luaj” ofron ambiente argëtimi dhe rekreacioni për fëmijët, familjet dhe qytetarët e të gjitha moshave. Ky zhvillim vjen si fryt i bashkëpunimit mes Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Bashkisë Shkodër dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

“Aty ku për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje makinash të mbetura si “prova” nga proceset gjyqësore, sot Shkodra po fiton një hapësirë të re jete, me parkun “Dua të luaj”, një vend për fëmijët e familjet me mundësira argëtimi e rekreacioni për të gjitha moshat. Kjo risi e bukur për Shkodrën vjen si rezultat i bashkëpunimit mes Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Bashkisë Shkodër dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit”, ka shkruar kryeministri Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re