Skip to content

Sarandë/ Zjarr në Parkun e Butrintit, era favorizon përhapjen e flakëve

Një zjarr ka rënë në vendin e quajtur Qafa e Butrintit. Zjarri ka përfshirë zonën e gjelbëruar të Parkut të Butrintit.

Era që fryn rrezikon që zjarri të përhapet në brendësi të Parkut.

Zjarrfikësja ndodhet në vendin e zjarrit për shuarjen e zjarrit. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i këtij zjarri.