Skip to content

Dumani drejt përfundimit të mandatit/ KLP cakton datën, ja kur çelet gara për drejtuesin e ri të SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet këtë të mërkurë, 17 shtator, në orën 10:00 për të çelur garën për të kreun e Prokurorisë Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK, në dhjetor të vitit 2022. Mandati i tij  3-vjeçar përfundon më 16 dhjetor.

Njoftimi zyrtar:

Informacion mbi mbledhjen:

DitaData:                                           E Mërkurë, 17.09.2025

Ora:                                                     10.00

Kohëzgjatja:                                        ⸟ 90 minuta

Thirrur nga:                                       Kryetari i Këshillit

Pjesëmarrësit:                                    Anëtarët

Kuorumi i nevojshëm:                    7 anëtarë

Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT. Media është e ftuar të jetë e pranishme.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 04.09.2025;
  2. Diskutimimiratimi i Projekt-vendimit “Për shpalljen e vendit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”;
  3. Diskutimimiratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Françesk Ganaj”;
  4. Diskutimimiratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Ermira Manelli”;
  5. Diskutimimiratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Hysni Mulaj”.