Skip to content

E TRISHTË: Ndahet para kohe nga jeta punonjësi i RTSH-së

900 0 e0418d41192b79e80e770e734e765bcf

Pas një sëmundje të rëndë e të shpejtë, sot në orët e para të mëngjesit, pushoi së rrahuri zemra e një prej kameramanëve më të mirë të RTSH-së.

Ervin Hoti prej 22 vitesh kontribuoi në realizimin e qindra programeve televizive, duke nisur nga programet e thjeshta e deri te spektaklet.

Ai ishte një nga “sytë” më cilësor me anë të të cilit publiku ka parë dhe shijuar prodhimet e RTSH-së për më shume se dy dekada. Ervini karakterizohej nga korrektësia dhe intuita krijuese në çdo aspekt të punës.

Ai do t’i mungojë jo vetëm familjes e miqve, por edhe institucionit ku punoi me aq përkushtim dhe profesionalizëm.