Taksat 2026/ Ja sa do paguajne ata qe kane garazhe dhe bodrume


Mos nenvlerësoni garazhet dhe bodrumet, ne rritjen e papritur te taksave shtohet edhe nje takes re.

Avokatja Elona Bekri ka bere te ditur se ne vitin 2026 shqiptareve do t’ju shtohet edhe nje takse e re. Ajo informon se te gjithe ata qe kane nje garazh ose bodrum duhet te dine se tashme kane edhe nje takse te re qe iu shtohet ne faturen e tyre.

Ne sqarimin e saj avokatja thekson se “shume prej pronareve mendojne se taksa e nderteses prek vetem apartamentet, por a e dini se garazhet dhe bodrumet gjithashtu taksohen.

Qeveria miratoi ne 2018 metodologjine per llogaritjen e takses se nderteses, sipas Ligjit Nr. 92/2014 “Per taksen vendore mbi pasurine e paluajtshme” dhe aktet nenligjore te zbatimit, garazhet dhe bodrumet llogariten me 70% te cmimit te apartamenteve dhe taksohen me 0.2% te vleres se pasurise.

Disa shembuj konkret:

Durres, prane portit : garazh 50 m2 nga 4,725 leke  -14.000 leke ne vit (196% rritje)

Himare , zona nr 1 kadastrale: garazh 50m2 nga 4,060 leke – 9,800 leke (14% rritje)

Edhe ne Tirane , pas ndryshimeve ne 2025 cmimet per garazhet edhe bodrumet jane rritur ndjeshem.

Avokatja na kujton se nuk duhet te nenvleresojme garazhet dhe bodrumet kur planifikojme taksat. Rritja e papritur mund te ndikoje ndjeshem ne buxhetin e gjithecilit.