Skip to content

Hapet gara për kreun e SPAK/ KLP nis procedurën, mandati i Dumanit mbaron në dhjetor

Mandati i kreut të SPAK Altin Dumani përfundon në 18 dhjetor. Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur këtë të mërkurë, duke çelur garën për të kreun e Prokurorisë Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Anëtari Sokol Stojani në nisje të kësaj mbledhje u shpreh se “mandati i drejtuesit të SPAK përfundon më 18 dhjetor. KLP nis sot procedurën për garën”.

KLP ka propozuar 3 javë kohë për dorëzimin e dokumenteve nga kandidatët.

Kujtojmë se Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK, në dhjetor të vitit 2022.

vijon…