Skip to content

Gjyqi ndaj ish-drejtuesve të UÇK/ Pas Rubin, Paul Williams dëshmon në Hagë: Thaçi s’kishte kompetenca dhe autoritet!

Pas ish-diplomatit amerikan James Rubin i cili përfundoi sot dëshminë në Hagë pas tre ditësh, eksperti amerikan Paul Williams ka nisur dëshminë në Gjykatën Speciale.

Në Hagë po zhvillohet gjyqi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thace, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

I pyetur për ish-kreun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, rolin, veprimet dhe gjithçka që ka ndodhur në Rambuje, ku shërbente si këshilltar i delegacionit kosovar, Williams ishte i prerë.

Ai konfirmoi se Thaçi nuk mund të jepte pëlqimin për marrëveshje pa miratimin e komandantëve të zonave.

“Mund të ju them që ishte shumë e qartë që ai ishte një përfaqësues i UÇK-së dhe ishte zëri i UÇK-së në atë Kështjellë. E kuptova që s’kishte autoritet për të dhënë pëlqimin mbi marrëveshjen”, ka thënë ai.