Skip to content

Kujdes mos u MASHTRONI, nëse ju vjen ky mesazh në telefon fshijeni menjëherë

IMG 8471 1140x570 1

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka bërë me dije se po qarkullon një mesazh i rremë në formë “smishing”, i cili mashtron qytetarët duke i njoftuar se janë gjobitur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe kërkon pagesë online përmes një linku të dyshimtë.

Në mesazhin e shpërndarë thuhet:

“I nderuar drejtues automjeti, ju jeni gjobitur me 500 lekë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ju lutemi të kryeni pagesën për të shmangur kamatëvonesat ose ndëshkime të tjera! [link mashtrues]”

AKSK sqaron se ky komunikim nuk ka asnjë lidhje me institucionet shtetërore dhe paralajmëron qytetarët të mos klikojnë në link, të mos japin të dhëna personale dhe të mos kryejnë pagesa.

Institucioni ka marrë masa për raportimin dhe bllokimin e faqes mashtruese, ndërsa u bën thirrje qytetarëve:

  • të mos hapin linqe të dyshimta nga SMS apo email-e,
  • të mos kryejnë pagesa në faqe jozyrtare,
  • dhe të raportojnë menjëherë raste të ngjashme pranë autoriteteve përkatëse.

1fbd1446 60be 469e b7f6 4a4cab9811eb