Skip to content

22-vjeçari shqiptar humbi jetën në tragjedinë e Tempit, babai nis grevën në Athinë

WhatsApp Image 2025 09 17 at 19.04.33 674x450 1

Prej tre ditësh, sheshi “Syntagma” në Athinë është kthyer në skenën e një proteste të veçantë dhe tejet prekëse.

Pano Ruçi, babai i Denis Ruçit, 22-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në tragjedinë hekurudhore të Tempit më 28 shkurt 2023, ka nisur një grevë urie dhe etjeje.

Me trupin e lodhur, por me vendosmëri të pathyeshme, ai kërkon vetëm dy gjëra: drejtësi për djalin e tij dhe lejen për zhvarrosjen e trupit kërkesë e cila deri tani është refuzuar nga gjykata e Larisës.

Çdo ditë, qytetarë të thjeshtë i bashkohen në shesh, duke i dhënë mbështetje dhe duke e kthyer dhimbjen e tij në simbol të rezistencës njerëzore.

Ruci ka paralajmëruar se nuk do të ndalet deri në fund, ndërsa në këtë betejë nuk është i vetëm: prindër të tjerë të viktimave, mes tyre edhe Maria Karystianou, kryetare e Shoqatës së Viktimave të Aksidenteve Hekurudhore, e cila humbi vajzën e saj Marthën, kanë depozituar një kallëzim zyrtar kundër autoriteteve.