Skip to content

Pezullimi i dialogut strategjik me Kosovën, Osmani bisedë telefonike me zyrtarin e lartë amerikan: Partneriteti me SHBA-të, vendimtar

osmani 2

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Brandon Hanrahan, ku ka theksuar rëndësinë e partneritetit me SHBA-në.

“Aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euro-atlantik”,shkroi Osmani.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fpezullimi i dialogut strategjik me kosoven osmani bisede telefonike me zyrtarin e larte amerikan partneriteti me shba te vendimtar%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

Presidentja konfirmoi angazhimin për të punuar me administratën e presidentit të ri amerikan.

“Si presidente e vendit tim do të angazhohem me administratën e presidentit Donald Trump për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë të bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, përfuntoi ajo.