Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca nisi me fjalën e kryeministrit Edi Rama, i cili prezantoi në Kuvend programin qeverisës.
“Kjo përkon me kohëzgjatjen e planit për të ulur Shqipërinë në tryezën e BE. Programi ynë është zgjidhja e provimit, por suksesi do të varet nga aftësitë e secilës dhe këmbëngulja jonë për të kaluar nga letra e programit në realitetin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve. Shqipëria 2030 në BE është kryefjala e këtij mandati. Shqipëria europiane është busulla orientuese e çdo faqe të programit tonë. Edhe në 3 herët e shkuara, pjesën më të madhe të kësaj fjale do ta zërë inovacioni dhe inteligjenca artificiale si dy kuaj të një rëndësie strategjike të betejave tona për Shqipërinë 2030. Konsolidimi i pavarisë ë gjyqësorit është thelbësor. Kodi i ri Civil. Revolucioni digjital do të shtrihet edhe në fushën e drejtësisë, për të ndihmuar, transparencën llogaridhënie dhe forcimin e lirive dhe të drejta te e individi.t Shqipërisë është i vetmi vend në rajon që përdor inteligjencën artificiale”, tha Rama.



