
Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, njoftoi nisjen e mocionit për shkarkimin e Niko Peleshit.
Ai e akuzoi Peleshin si të “marrë peng” për shkak të përfshirjes në aferën e inceneratorëve.
Bardhi tha se Peleshi është “i kapur’ për shkak të aferave nga kryeministri Edi Rama.
Gazment Bardhi: Opozita ka nisur mocionin për shkarkimin e Niko Peleshit. Është njeri i marrë peng, për shkak të përfshirjes së tij në aferën e inceneratorëve. Është njeri i marrë peng nga aferat korruptive me Klodian Zoton. Është marrë peng nga kryeministri Edi Rama.
