Skip to content

Konsumuan çamçakëz nga koshi i mbeturinave, tre të mitur përfundojnë në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës

a 195 752x440 1 750x375 1

Tre fëmijë të sëmurë, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç, janë dërguar nga familjarët, rreth orës 18:15, pasditen e sotme, në pediatrinë e spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas autorieteve policore, prindërit e të miturve kanë deklaruar se fëmijët dyshohet se kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.