Skip to content

E ngarkuara me punë e SHBA takon Dumanin: Folëm për takimet me zyrtarët e Administratës Trump

549672123 1231429675678854 270243177575396173 n 1024x682 1

E Ngarkuarën e SHBA me Punë në ambasadën amerikane në Tiranë, Nancy VarnHorn ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ambasada amerikane në Tiranë, e cila në një postim në rrjetet sociale thotë se gjatë takimit është diskutuar edhe mbi takimet e fundit të Dumanit në Uashington me zyrtarë të Administratës Trump në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Drejtësisë.

Postimi i Ambasadës së SHBA-së:

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Kryeprokurori i Posaçëm i SPAK, Altin Dumani, u takuan sot për të diskutuar punën e guximshme të SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës.

Ata diskutuan gjithashtu edhe mbi takimet e fundit të Z. Dumani në Uashington me zyrtarë të Administratës Trump në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Drejtësisë.

Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.”