Skip to content

“Studentët në krizë: Abuzimi me konviktet dhe mungesa e kujdesit nga shteti!”

Stuhi ne Berat 29

Eshte e papranueshme, fyese dhe revoltuese ajo që po ndodh me studentët në qytetin e studentit.

Studentët duan të regjistrohen në konvikte, por më parë u kërkohet që të paguajnë dhjetë muaj të tërë, jo një muaj apo tre muaj siç ka qenë më parë.

Po ashtu, kapacitetet e konvikteve janë minimale dhe nuk arrijnë dot të mbulojnë të gjithë studentët që duan të regjistrohen.

Kjo do t’i nxiste studentët që të shkojnë të paguajnë tek shtëpitë me qira.

Për më tepër, studentët po tallen dhe po nënçmohen nga institucionet.

Ajo që pamë tek videot që qarkulluan sot në rrjetet sociale, tregon për këtë lloj shteti.

Këtu duhej të ishin mensa, duhej të ishin hapësira ku studentët të ishin të lirë dhe jo të detyrohen të jetojnë në mjerimin konviktor, apo të paguajnë para nën dorë, ose të përballen me çmime të larta tek shtëpitë me qira.

Shteti duhej të ishte kujdesur për këtë gjë, por ne kemi një shtet palaco, një shtet që nuk mendon për arsimin, një shtet që nuk mendon për studentët.

Revolta studentore dhe organizimi studentor janë të domosdoshëm, për të detyruar edhe një herë institucionet të kthejnë sytë dhe kokën nga arsimi, të kthejnë sytë nga dija, dhe të kthejnë kokën nga studentët, të cilët janë e ardhmja e vërtetë e këtij vendi.